Rritja e madhe e rasteve me Covid-19 në Kosovë mund të sjellë edhe një mbyllje të dytë në vendin tonë.
Ndonëse kundër mbylljes totale po shprehen ekspertë të ekonomisë, sipas të cilëve ato masa mund të çojnë vendin në kolaps me pasoja të papërballueshme.
Derisa në Ministri të Financave thonë se një izolim i ri mund të shtyjë Qeverinë në rishikimin e shpenzimeve buxhetore pas tre muajve.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë, se një mbyllje e dytë e aktiviteteve ekonomike do të çonte në mbylljen e masive të ndërmarrjeve private dhe vendeve të punës.
Zeka theksoi se si Odë Ekonomike Amerikane besojnë që është e mundur të vazhdohet aktiviteti ekonomik, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKShP-së për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 është e mundur të zbatohen në mënyrë strikte këto rekomandime dhe këto protokolle që në të njëjtën kohë të mos ndalohen aktivitet ekonomike, për ndryshe ajo çfarë mund të shohim deri në fund të këtij viti rrjedhimit edhe në vitin 2021 është një mbyllje masive e ndërmarrjeve vend. Po ashtu, edhe një mbyllje masive e vendeve të punës, zvogëlim i të ardhurave buxhetore për mbështetjen si dhe zvogëlim i aftësisë për të mbështetur ndërmarrjet private, por edhe për t’u ballafaquar me pasojat e tjera të pandemisë përfshirë këtu edhe atë që ka të bëjë me shëndetin publik”, thotë Zeka.
Po ashtu edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Hasan Prishtina”, Nagip Skënderi thekson, se në asnjë mënyrë Qeveria nuk duhet të vendosë për ndalimin e veprimtarive ekonomike, sepse kolapsi ekonomik me masa të reja kufizuese është i pashmangshëm.
“Assesi nuk duhet të shkohet në mbyllje të sektorëve të ekonomisë ose sektorëve të tjerë, sepse do të ndodhë shpejt një kolaps që do të jetë i pa përballueshëm dhe me pasoja të mahnitshme për ekonominë në tërësi. Por, shteti do të duhej të intervenoj në këtë rast në vetëdijesimin e popullatës dhe mos të vijmë deri tek bllokada e tërësishme ekonomike dhe sociale në tërësi. Mos funksionimi i buxhetit do të jetë edhe një goditje edhe më e madhe dhe ekonomia e Kosovës do të futet në kolaps në tërësi. Prandaj, duhet të merren shembujt e vendeve të zhvilluara”, thotë Skënderi.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi thotë, se një mbyllje tjetër e bizneseve, e detyron Ministrinë e Financave të bëjë rishikimin e shpenzimeve buxhetore brenda tre muajve të ardhshëm.
“Unë po shpresoj që nuk do të ketë mbyllje, por kur flasim për buxhetin 2021 duhet të jetë e qartë për të gjithë, sepse në vitin 2020 ku kemi pasur një rënie prej 6.5 deri 7 për qind, që të hyrat janë zvogëluar mbi 300 milionë si të hyra të rregullta buxhetore. Për ndryshe nëse do të ketë mbyllje të re ekonomike, ne jemi të detyruar ndoshta pas tre muajve me bërë një rishikim total të shpenzimeve, të të hyrave dhe krejt buxhetit. Pra, nëse do të ketë mbyllje duhet buxhetin 2021 me rishikuar”, thotë Krasniqi.
Deri në shtator qarkullimi i bizneseve është zvogëluar mbi 1 miliard euro.
Ndërsa, vala e dytë e pandemisë Covid-19, ka prekur edhe vendin tonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur 418. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme