LAJMI I FUNDIT:

Shitësi i kroasanëve dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në Nice: Një burrë më tha se një gruaje i është prerë koka

Shitësi i kroasanëve dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në Nice: Një burrë më tha se një gruaje i është prerë koka

Një shitës i kroasanave ishte dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në katedralen Notre Dame në Nice të Francës, ku sulmuesi që bërtiti “Allahu Akbar” dhe vrau tre persona, shkruan The Guardian.

Shitësi David, dyqani i të cilit gjendet përballë katedrales, i kishte telefonuar policisë kur edhe para syve i kaloi një burrë që i tha se një gruaje në katedrale i është prerë koka, transmeton Telegrafi.


“Po shisja kroasana kur një burrë u fut brenda lokalit dhe më tha: “Zotëri, në katedrale një grua është pa kokë”. Në fillim nuk besova, por ma tha sërish. Shkova në katedrale, pashë policinë lokale dhe më pas i alarmova edhe të gjitha forcat tjera që menjëherë u shfaqën aty”, ka deklaruar ai.

David u kthye menjëherë në lokal dhe mbylli dyert e hekurta si masë mbrojtëse.

“Burri që ishte futur në lokal ishte në katedrale dhe kishte mbetur i shokuar. Vetëm tha: ‘Zotëri, në katedrale një grua është pa kokë’. Kjo është e tëra. Jam shokuar, ende po dridhem”, ka shpjeguar David.

Kujtojmë, një burrë vrau dy tre persona, e siç raportojnë mediat franceze, sulmuesi ishte futur në katedrale dhe ia kishte prerë kokën një gruaje dhe dy tjerë i kishte therur me thikë.

Pas sulmit në Nice, konsullata franceze në Arabinë Saudite është sulmuar – më saktësisht roja e objektit. Përveç kësaj, një burrë kishte sulmuar policët në qytetin tjetër francez Avgninon, ku si kundërpërgjigje është qëlluar për vdekje nga policët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori