LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kërkon nga presidenca gjermane dhe BE-ja heqjen e vizave për Kosovën

Haradinaj-Stublla kërkon nga presidenca gjermane dhe BE-ja heqjen e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me ftesë të ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka marrë pjesë në panelin Ministror të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me temë “Të Rinjtë, Migrimi dhe Sfidat Demografike në Ballkanin Perëndimor”, të moderuar nga ministrit gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth.

“Pata kënaqësinë mbrëmë të jem pjesëmarrëse e këtij paneli. Në fjalën time ndava me pjesëmarrësit realitetin e Kosovës si vendi më i ri e me popullësinë më të re në Evropë, dhe i ftova të shfrytëzojmë bashkë potencialin e lartë të Kosovës dhe rinisë së mrekullueshme të saj, duke u bashkuar në iniciativën tonë për të themeluar në Prizren një Qendër Rajonale për Start-up dhe Inovacion”, bëri të ditur Haradinaj-Stublla.


Poashtu, gjatë fjalës së saj, Haradinaj-Stublla theksoi se Ballkani Perëndimor së pari duhet të mirënjoh realitetin brenda vetes dhe më pas të kërkojë integrim të mëtejmë në strukturat eurointegruese.

Shefja e diplomacisë së Kosovës u shpreh se vetëm mbi parimin e barazisë do të mund të ndërtohet e ardhmja e përbashkët, derisa foli edhe për mungesën e liberalizimit të vizave.

“Nuk kisha se si të mos e theksoj mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar nga Presidenca Gjermane dhe Bashkimi Evropian veprim strategjik dhe vendosmëri për të përqafuar afër vetes rininë e jashtëzakonshme kosovare”, ka theksuar ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori