LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Task-forca kundër korrupsionit, prej dhjetë vitesh nuk dha rezultate

Gashi: Task-forca kundër korrupsionit, prej dhjetë vitesh nuk dha rezultate

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se Task-forca e shkarkuar nuk kishte bazë ligjore.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shkarkimi i Task-forcës kundër korrupsionit u bë pa i njoftuar partnerët ndërkombëtarë e që sipas tij kjo ka mundur t’i surprizojë ata.


“Nëse shohim punën  e kësaj task-force për dhjetë vite nuk shihet se ka pasur ndonjë rezultat të theksuar. Kjo task-forcë në mënyrën se si është e ndërtuar rrezikon shumë që të përdoret kundër grupeve apo individëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kjo task-forcë ka qenë instrument në dorën e kryeministrit që mund të përdorej kundër çdokujt.

“Kryeministri Hoti ka mundur t’i zëvendësonte këta emra me personat e afërt të tij dhe ta bënte edhe më të rrezikshëm këtë instrument”.

Gashi ka thënë se një task-forcë tjetër anti-korrupsion duhet të formohet por sipas tij ajo duhet të ketë bazë ligjore e “jo të jetë instrument në dorën e kryeministrit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori