LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Linde: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave

Osmani-Linde: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi video takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde.

Fokusi kryesor i bisedës është vendosur në nevojën e përgjigjes së qartë dhe të pahamendshme të aspiratave dhe perspektivave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti pas vendimit për fillimin e negociatave të bisedimeve në Këshillin Evropian të muajit mars.

“Vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive në agjendën evropiane, në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, në zhvillimin ekonomik të shtetit- jemi të përkushtuar në synimin final: anëtarësim të plotë në BE”, theksoi Osmani,


Osmani e informoi ministren për arritjet e deritanishme dhe rezultatet në fushat reformatore kyçe, për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe situatën në rajon.

Osmani i shprehi falënderim Suedisë, e cila me mbështetje të vazhdueshme vërteton dhe është promotore konzistente e proceseve të demokratizimit thelbësor të shtetit tonë dhe rajonit në përgjithësi.

“I jemi falënderues për bashkëpunimin me Agjencinë suedeze për zhvillim ndërkombëtar dhe bashkëpunim- SIDA, nëpërmes projekteve të shumta të realizuara dhe të parapara, që kontribuojnë drejt pranimit të vlerave të përbashkëta evropiane për demokraci stabile, sundim të së drejtës dhe prosperitet ekonomik në vend”, tha Osmani.

Ministrja Linde e përshëndeti përkushtimin e fortë dhe vendimtar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e agjendës reformatore, të domosdoshme për përshpejtimin e eurointegrimit të vendit.

U rishikua gjendja me krizën shëndetësore dhe pasojat socio-ekonomike nga pandemia. Suedia është e hapur për mbështetje në luftën me coronavirusin.

Ministrat konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Suedia kultivojnë marrëdhënie bilaterale të afërta dhe të hapura me dinamikë të shkëlqyeshme të dialogut politik, duke shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në plan multilateral./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori