LAJMI I FUNDIT:

Mijëra qytetarë të Nigerisë ia mësyjnë depove, akuzojnë qeverinë se po fshehin ushqimin

Mijëra qytetarë të Nigerisë ia mësyjnë depove, akuzojnë qeverinë se po fshehin ushqimin

Mijëra njerëz ia mësynë depove të ushqimit në Nigeri për të marrë çka kishte brenda, në kohën kur vendi është pushtuar nga varfëria në veçanti si rezultat i izolimit nga pandemia e coronavirusit.

Qytetarët u filmuan në qytetin Jos, ku mijëra protestues të nervozuar thyen depot duke akuzuar qeverinë se po e fsheh ushqimin prej tyre, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq turmën duke u ngjitur në kulmin e një depoje, duke thyer kështu dritaret me kornizë të metaltë nga e cila e hidhnin jashtë ushqimin.


Kjo depo në Jos është një nga të shumtat që janë sulmuar në tërë këtë vend të Afrikës. Në anën tjetër, ministrat e këtij vendi kanë deklaruar se rezervat ishin futur në këto depo me qëllim që të ruhen për qytetarët në zonat më të prekura nga COVID-19. /Telegrafi/