Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Specialja.
Në fjalimin e tij, Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe për liri dhe se ai është i pafajshëm, transmeton Telegrafi.
“Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish epror i UÇK-së,duke besuar thellë në betimin UÇK-së, duke qenë i bindur thellë se lufta për liri e UÇK-së, ka qenë e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme. Sepse okupimi i gjatë fashist me përmasa gjenocidale i Millosheviqit, si dhe pas luftërave të përgjakshme te këtij kasapi në Bosnjë, mua dhe popullit tonë nuk na kishe lënë shumë zgjidhje. Ose të jemi të përndjekur, pa athe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme që kulmoi me luftën e UÇK-së, për liri , pavarësi e shtet demokratik”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë UÇK nuk ka qenë kurrë organizatë terroriste.
“Duke besuar në moralin, dhe bindjet e mija , duke respektuar shtetin, duke qenë thellë i bindur se UÇK kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste, apo bande kriminale por ushtri çlirimtare që lindi nga populli, duke derdhur edhe gjakun e vajzave dhe djemve, është bërë gur-themel i lirisë që ne sot e gëzojmë. Duke dashur të besoj se këto dhoma te specializuara nuk do të influencohen nga politika, qoftë vendore apo ndërkombëtare, duke dëshiruar që armiqtë tanë nuk do ta përdorin këtë Gjykatë Speciale kundër neve, duke përbuzur ata individë që për interesa të tyre po godasin themelet e lirisë tonë, luftën e drejt të UÇK-së. Unë deklarohem i pafajshëm”, shtoi ai.
Mustafa përmendi edhe krimet që serbët kanë kryer në Kosovë, duke kërkuar që këto krime të zbardhen sa më shpejtë.
Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Seanca është duke vazhduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale