LAJMI I FUNDIT:

Veliu takon ambasadorin e BE-së, Szunyog, flasin për rendin në Kosovë

Veliu takon ambasadorin e BE-së, Szunyog, flasin për rendin në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu gjatë një takimi që pati me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog biseduan për bashkëpunimet mes MPB-së dhe Zyrës së BE-së, siç është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Sipas një njoftimit për media thuhet se Veliu njoftoi Szunyog për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se prioritet kryesor është luftimi i korrupsionit dhe i të gjitha llojeve të tjera të krimit.

Siç thuhet në njoftim, temë diskutimi ishte po ashtu edhe reformimi i administratës publike në vend ku ministri Veliu theksoi se është i interesuar që punët të ecin në drejtimin e dëshiruar dhe në pajtim me objektivat që do t’ia parashtrojë vetës qeveria e Republikës së Kosovës.


Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, ambasadori Szunyog i premtoi ministrit Veliu se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e sigurisë dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje të mëtejme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori