LAJMI I FUNDIT:

Borxhi publik në Shqipëri rriten në 81.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Borxhi publik në Shqipëri rriten në 81.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2020 në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për vendet kandidate, për tremujorin e tretë, Mali i Zi regjistroi rënien më të fortë të prodhimit.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u zhyt me 20.2 për qind në terma vjetorë e nxitur nga një kolaps i eksporteve (përkatësisht turizmit), si dhe nga rënia e konsumit të familjeve dhe formimi i kapitalit fiks bruto.


Gjithashtu, Maqedonia e Veriut regjistroi një rënie dyshifrore të PBB-së reale me 12.7 për qind me bazë vjetore, pas pothuajse stanjacionit në janar-mars, për shkak të tkurrjes së konsumit privat, investimeve dhe eksporteve.

Në Shqipëri, recesioni u thellua në një tkurrje ekonomike prej 10.2 për qind pas një rënie vjetore të prodhimit me 2.3 për qind në terma vjetorë në tremujorin e parë, kryesisht e ndikuar nga një rënie e madhe e eksporteve si dhe një tkurrje e investimeve, konsumit privat dhe publik.

Në Bosnjë e Hercegovinë, PBB-ja ra me 9.3 për qind krahasuar me një vit më parë për shkak të kontraktimit të konsumit privat, investimeve dhe eksporteve. Në mënyrë të ngjashme, prodhimi ekonomik i Kosovës u tkurr me 9.3 për qind në terma vjetorë si pasojë e reduktimit të eksporteve të shërbimeve dhe investimeve ndërsa konsumi privat dhe publik regjistruan rritje pozitive vjetore.

Në Serbi, humbja vjetore e prodhimit në tremujorin e dytë ishte më e butë krahasuar me kolegët e saj në rajon. PBB reale ra me 6.4 për qind në terma vjetorë nga rritja akoma e fortë prej 5.1 për qind në tremujorin e parë. Shkaktarët kryesorë të kësaj tkurrje ishin konsumi privat dhe formimi i kapitalit fiks bruto, të cilat u zbutën pjesërisht nga zgjerimi i konsumit qeveritar dhe një kontribut paksa pozitiv i tregtisë së jashtme.

Në përgjithësi, në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB-ja reale e rajonit të Ballkanit Perëndimor u tkurr me 9.1 për qind në terma vjetorë.

Për Shqipërinë, raporti analizon se recesioni përkeqësoi tregun e punës në tremujorin e dytë, teksa punësimi u tkurr me 3.9 për qind me bazë vjetore, duke reflektuar humbjen e 34 mijë vendeve pune.

Shkalla e papunësisë (15-64 vjet) u rrit me 0.6 pikë përqindjeje me bazë vjetore në 12.5 për qind, i njëjti nivel si në fillim të vitit 2019. Goditja më e keqe ishte tek të rinjtë, grupmosha 15 deri në 29 vjeç për të cilët shkalla e papunësisë u rrit 1.4 pikë përqindje në 21.4 për qind . Pavarësisht rritjes së dobët prej 0.4 për qind të pagave publike dhe një rënie të mprehtë të të gjithë indekseve të pagave përveç ndërtimit, pagat mesatare nominale regjistruan 1.7 për qind rritje tremujore në tremujorin e dytë dhe 2.9 për qind rritje vjetore.

Ashtu si në tremujorin e parë, prodhimi ekonomik u tkurr në të gjithë sektorët në të dytin, përveç aktiviteteve të pasurive të patundshme dhe bujqësisë, kjo e fundit regjistroi në dy tremujorët e parë të vitit 2020 normat më të larta të rritjes së tre viteve të fundit.

Shërbimet, të cilat përbëjnë rreth 50 për qind të PBB-së, e pësuan më së shumti, të udhëhequra nga një rënie e prodhimit prej 27 për qind në kategoritë e tregtisë, transportit dhe shërbimeve të mikpritjes. Prodhimi industrial ra gjithashtu me 13.1 për qind, i udhëhequr nga rënia e përpunimit me 19.1 për qind me bazë vjetore.

Sipas raportit, për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, borxhi publik në vend kërceu nga 66.3 për qind në fund të 2019-së, në një nivel të vlerësuar prej 81.5 për qind në tremujorin e dytë. Ky nivel është më i lartë sesa ai i deklaruar nga financat, që në fund të 6 mujorit e vlerësuan borxhin në 80 për qind të PBB-së. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori