LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët e ndeshjes Milan-Roma, pezullohen për paraqitjen e dobët

Gjyqtarët e ndeshjes Milan-Roma, pezullohen për paraqitjen e dobët

Mediat italiane shkruajnë se gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma, Piero Giacomelli dhe ai i VAR, Luigi Nasca, do të pezullohen për një muaj pas vendimeve të tyre të diskutueshme në këtë ndeshje.

Kishte dy penallti jashtëzakonisht të diskutueshme në barazimin 3-3, një për secilën palë, momente këto që ishin të vështira për tu mbrojtur edhe nga deleguesit, por edhe ish-gjyqtarët.


Si rezultat i kësaj, SportMediaset shkruan se deleguesi i gjyqtarëve, Nicola Rizzoli do të pezullojë si gjyqtarin Giacomelli ashtu edhe atë të VAR, Nasca për një muaj.

Ata nuk do të caktohen në asnjë ndeshje në Serie A si ndëshkim për vendimet e dobëta dhe dështimet në VAR.

Përveç këtyre dy penalltive, kishte edhe momente të tjera gjatë ndeshjes që ishin të dyshimta nga gjyqtarët. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori