LAJMI I FUNDIT:

Të enjten, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

Të enjten, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh
Foto: Ilustrim

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit, shkruan Rel.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator, por ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese kundër pandemisë së coronavirusit si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord.


Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Sipas burimeve në Bruksel, pritet që temë e diskutimeve që do të zhvillohen të enjten të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.

Takimi do të zhvillohet duke respektuar masat e rrepta që kanë vendosur këto ditë autoritetet e Belgjikës, por edhe vet institucionet e Bashkimit Evropian, për të frenuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe njëra prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Për të përgatitur takime të reja, në Kosovë dhe Serbi, para një jave kishte qëndruar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori