LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Arbëria përballet me kampionin Drita

Formacionet zyrtare: Arbëria përballet me kampionin Drita
(Foto: Facebook/KF Arbëria- Official)

Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq është arena e përballjes ndërmjet Arbërisë dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit mbajnë vendin e pestë në tabelë, me 11 pikë të arkëtuara, nga tri fitore, dy barazime dhe tri humbje.


Nga ana tjetër, kampioni që i ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje, i ka fituar katër takime, një e ka barazuar dhe një e ka humbur, ndërsa pozicionohet në vend të dytë në tabelë me 13 pikë (gjashtë më pak se lideri Ballkani).

Formacioni startues i Arbërisë: Kaçiu; Llugiqi, Zabërgja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Beqiri, Pira, Kashtanjeva.

Formacioni startues i Dritës: Maloku, Cuculi, Gërbeshi, Limani, Brdarovski, Namani, B. Shabani, Alidema, Vuçaj, Xh. Shabani, Rexha.

Takimi ndërmjet Arbërisë dhe Dritës do të fillojë në orën 14:00. /Telegrafi/