LAJMI I FUNDIT:

Spektakël golash në San Siro, Kumbulla shënon dhe shpëton Romën nga humbja prej Milanit

Spektakël golash në San Siro, Kumbulla shënon dhe shpëton Romën nga humbja prej Milanit

Milan dhe Roma kanë barazuar në derbin e xhiros së pestë në Serie A, një barazim që ka ardhur pas spektaklit të golave 3-3.

Milani e nisi për mrekulli ndeshjen ku vetëm pas dy minutave lojë shënuan golin e parë.


Rafael Leao asistoi bukur për Zlatan Ibrahimovic i cili shënoi me lehtësi për 1-0.

Megjithatë gëzimi i vendasve zgjati vetëm 12 minuta, pasi Edin Dzeko barazoi gjithçka me kokë për 1-1 në minutën e 14-të pas asistimit nga Lorenzo Pellegrnii.

Dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi në pjesën e parë, por 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1.

Rossonerët edhe në fillim të pjesës së dytë shënuan herët, kur Saelemaekers realizoi pas asistimit nga Leao për 2-1.

Në minutën e 70-të, Roma fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi mesfushori francez Jordan Veretout për 2-2.

Por festivali i golave nuk u ndal dhe Milani në minutën e 78-të fitoi penallti kur Gianluca Mancini pengoi në zonë turkun Hakan Calhanoglu.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Ibrahimovic për ta kaluar Milanin në epërsi 3-2.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe pesë minuta më vonë barazuan shifrat në 3-3.

Ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla që shënoi me këmbë nga afërsia për rezultatin e barabartë 3-3.

Deri në fund dy skuadrat tentuan ta fitonin ndeshjen, por rezultati mbeti ai i minutës së 84-të, 3-3.

Për Milanin ky ishte barazimi i parë në kampionat dhe ka edhe katër fitore për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë me 13 pikë.

Ndërkohë Roma mbetet në vendin e tetë në tabelë me tetë pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori