LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Qeveria do të mbështes 48 kompani që do të investojnë në kushte të krizës

Bytyqi: Qeveria do të mbështes 48 kompani që do të investojnë në kushte të krizës

Sipas ligjit për mbështetjen financiare dhe investimet, qeveria nënshkroi marrëveshje me 48 kompani që vendosën të investojnë në kushtet e krizës. Këto janë 38 kontrata të reja dhe 10 kontrata aneksi. Cikli total i investimeve është 53.4 milion euro, nga të cilat 29.4 milion euro në bazë të 38 kontratave të reja. Këto kompani pritet të krijojnë 498 vende të reja pune dhe të rrisin aftësinë konkurruese të ekonomisë vendase.

“E përshëndes vendimin e 48 kompanive të cilët kanë vendosur të bëjnë investime të reja me çka do të vazhdojnë trendin e rritjes së tyre, do të hapen vende të reja të punës dhe do të rritet konkurrenca e kompanive vendore, ndërsa më e rëndësishmja në tregun botëror.

Mbështetja për këto kompani është e rëndësishme edhe në drejtim të zhvillimit të ekuilibruar rajonal, sepse vetëm 21 përqind e ndërmarrjeve janë nga Shkupi dhe zona përreth, ndërsa 79 përqind e mbetur janë nga qytete të tjera të vendit. Në këtë mënyrë, qytetarëve u jepet mundësia të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal”, tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi.


Ai shtoi se numri më i madh nga kompanitë e mbështetura janë kompani të vogla dhe se Ligji jep mundësi të barabartë edhe për kompanitë vendore dhe të jashtme, e rëndësishme është që të duan të investojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori