Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të hesht sa i përket konfirmimit apo jo të propozim aktakuzave për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ani pse tashmë ka skaduar afati gjashtë mujor i kësaj Gjykate për vendim rreth propozim aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit, avokatët shprehen se mbeten të hapura të gjitha opsionet.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin, avokati Artan Qerkini, i cili ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura përderisa nuk e kemi një njoftim zyrtar për atë se çfarë ka ndodhur.
“Ne e dimë që afati ligjor për konfirmim të aktakuzës ka skaduar dhe të gjitha çështjet tjera mund të jenë spekulime dhe prognoza të ndryshme lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë. Ligjërisht ata kanë mundësi ligjore mos me bo publike. E kemi pasur rastin e Sali Mustafës i cili më 19 qershor ju ka konfirmuar aktakuza mirëpo njoftimi për akuzë u bë më 24 shtator dhe ka qenë një i akuzuar. Në rastin e presidentit dhe z.Veseli flitet që ka më shumë të akuzuar dhe kjo mund të marrë kohë nëse është konfirmuar aktakuza”, ka deklaruar Qerikini.
Megjithatë, avokati Qerkini shprehet se kjo nuk do të thotë që aktakuza nuk është konfirmuar.
“Nuk do të thotë që aktakuza nuk është konfirmuar vetëm pse nuk është njoftuar opinioni, në bazë të ligjit ata kanë të drejtë për shkaqe të arsyeshme mos me ba publike aktakuzën. Mirëpo deri në paraqitjen e parë të pandehurit para gjyqtarit aktakuza duhet të bëhet e njohur për opinionin publik”, ka thënë Qerkini, duke shtuar se në këtë fazë na mbetet vetëm të presim.
Në anën tjetër avokati, Kushtrim Palushi thekson se aktakuza ka mundur të konfirmohet deri më 24 tetor 2020 ose më së voni deri në fund të janarit 2021. Afati i janarit 2021 mund të vie në shprehje, në rast se gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar dokumente shtesë ose përmirësim të aktakuzës pas ngritjes së saj në shkurt 2020.
“Rikujtojmë që Thaçi u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në korrik 2020, ose rreth 3 muaj pas ngritjes së aktakuzës. Ky është një tregues që gjyqtari i procedurës paraprake kërkoi nga Prokurori që të paraqesë dokument shtesë, përkatësisht deklaratën e personit të akuzuar nëse ai më parë nuk ishte intervistuar. Nëse ky është rasti, sipas rregullit 85 (5) të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake ka deri në gjashtë (6) muaj kohë nga “… ngritja e aktakuzës dhe pranimi i të gjithë materialit mbështetës… ”, Për të lëshuar një vendim për konfirmim ose jo të aktakuzës. Prandaj, unë besoj se vendimi për konfirmim do të lëshohet në çdo kohë nga data 24 tetor 2020 deri në fund të janarit 2021”, ka deklaruar Palushi për Telegrafin.
Avokati tutje shton se edhe nëse akuza konfirmohet, prokurori mund të kërkojë dhe gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë që aktakuza të mos bëhet publike përkohësisht. Sipas tij kjo gjë është në përputhje me Rregullën 88 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave mund të bëhet “… për arsye sigurie, për të shmangur ikjen e të akuzuarit, ose për të shmangur ndonjë ndërprerje tjetër të procedurave ose trazirave sociale …”.
“Ka gjasa që tashmë aktakuza është konfirmuar, mirëpo e njëjta është urdhëruar të mbetet konfidenciale derisa të sigurohet prania e personave të akuzuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Në një rast të tillë, aktakuza do të bëhet publike më së largu në paraqitjen fillestare të të akuzuarve në Hagë”, shtoi Palushi.
Palushi theksoi se procedura që ndiqet pas konfirmimit të aktakuzës, është që e njëjta gjë me të gjitha materialet mbështetëse do t’u dorëzohen personave të akuzuar.
“Para se të bëhet kjo, gjyqtari i procedurës paraprake mund të thërrasë personat e akuzuar që të paraqiten para Dhomave Speciale qoftë përmes ftesës ose mund të urdhërojë arrestimin dhe paraburgimin e të njëjtëve. Personat e akuzuar pas ftesës ose arrestimit duhet të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake së më shpejtë dhe brenda 30 ditëve pas paraqitjes së parë do të deklarojnë nëse e pranojnë fajin apo jo për ato që akuzohen. Nëse nuk e pranojnë fajësinë, kalendari procedural do të përcaktohet për veprime dhe procedura të mëtejshme, të tilla si për sfidimin e aktakuzës dhe çdo ankesë që ata mund të kenë. Nëse aktakuza nuk publikohet në përputhje me Rregullën 88 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, personat e akuzuar, pas konfirmimit të aktakuzës, do të marrin aktakuzën, si dhe të gjithë materialin mbështetës në gjuhën që ata e kuptojnë dhe të kenë mundësinë e kundërshtimit të aktakuzës”, u shpreh avokati Palushi.
Kujtojmë se, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Presidenti Thaçi më herët ka paralajmëruar se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka. Thaçi është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Hagë gjatë muajit korrik, ndërkaq intervistimi i tij kishte zgjatur katër ditë.
Pas intervistimit, ai kishte thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës. Presidenti është shprehur i bindur se do të dal i suksesshëm nga kjo sfidë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe për liri, dhe se për këtë kanë pasur përkrahjen e botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite