Armenia dhe Azerbajxhani përsëritën angazhimin e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit të tyre dekada të vjetër mbi Nagorno-Karabakun të dielën dhe ranë dakord për një përpjekje të tretë për të vendosur një armëpushim pas katër javësh armiqësish.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, marrëveshja për një armëpushim pritet të fillojë në orën 8 të mëngjesit të hënën u njoftua në një deklaratë të përbashkët nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Sidoqoftë, të dy palët akuzuan menjëherë tjetrin për shkeljen e marrëveshjes së fundit ndërsa pretenduan se po e respektonin atë vetë, njoftoi AFP.
Ministria e punëve të jashtme të Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për bombardimin e qytetit Terter dhe fshatrat përreth, ndërsa ministria e mbrojtjes e Nagorno-Karabak denoncoi “zjarrin e artilerisë armike në pozicionet e saj”.
Dy armëpushime të mëparshme të ndërmjetësuara nga Rusia, duke përfshirë një fundjavën e kaluar, u prishën menjëherë pasi hynë në fuqi, me të dy palët duke akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.
Pasi vazhduan luftimet për rajonin e Nagorno-Karabak të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo tha në një cicërimë në mbrëmje se SHBA ndihmoi “një negociatë intensive” dhe ministri i Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan, si dhe ministri i Jashtëm i Azerbajxhanitm Jeyhun Bayramov “janë zotuar për zbatojnë dhe respektojnë armëpushimin” që hyn në fuqi të hënën.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Përgëzime për kryeministrin armen Nikoll Pashinyan dhe presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev, të cilët sapo ranë dakord t’i përmbahen një armëpushimi në mesnatë. Shumë jetë do të shpëtohen. Krenar për ekipin tim”, ka shkruar Trump në Twitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Gjenden kutitë e zeza pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit në Uashington
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?