LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në Pejë: Besa dhe Feronikeli i ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Pejë: Besa dhe Feronikeli i ndajnë pikët
Foto: Feronikeli/Arkiv

Besa dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes së javës ë tetë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Nikli e filloi mjaftë mirë takimin duke rrezikua me anë të Marko Milickovic që testoi dy herë portierin Agron Kolajn që u tregua i vëmendshëm.


Besa më pas filloi të këndellej dhe rrezikoi me anë të Etnik Brutit në minutën e 25-të, por gardiani Ilir Avdyli priti goditjen tij.

Edhe Ardi Tahiri i Besës kishte një shans të artë për gol, mirëpo që Avdyli u tregua përsëri i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat ishin më kërkuese dhe arritën të shënonin nga një herë.

Bruti në minutën e 58-të kaloi Besën në epërsi me një gjuajtje zhagas nga ndërprerja, duke shënuar me lehtësi.

Por, epërsia e vendasve zgjati më shumë se dhjetë minuta, atëherë kur Milickovic (71’) shënoi golin e barazimit 1-1.

Dy skuadrat deri në fund tentuan të kalonin në epërsi, mirëpo në të dyja anët, mbrojtja ishte e ngjeshur.

Pas javës së tetë, Feronikeli gjendet në vendin e tetë me shtatë pikë, derisa Besa në të fundit me pesë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori