LAJMI I FUNDIT:

Masat anti-COVID, aksion i policisë e inspektoratit te ‘Kafet e rakisë’ në Prishtinë

Masat anti-COVID, aksion i policisë e inspektoratit te ‘Kafet e rakisë’ në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrolle nëpër kafeteri të kryeqytetit në këto orë të vona për të monitoruar respektimin e masave anticovid.

Pas numrit të rritjes të të infektuarve Policia e Kosovës dhe Inspektorati nën urdhrin e Zemaj janë mobilizuar për të kryer kontrolle dhe inspektime më të shpeshta.

Kështu ndodhi edhe sonte te “Kafet e Rakisë” në shesh ku u shpërndanë dhjetëra të rinj që ishin duke u argëtuar.


Ky veprim erdhi si pasojë e mos mbajtjes së distancës dhe mos respektimin e numrit të kufizuar brenda një hapësire.