LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa takohet me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn

Isa Mustafa takohet me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Edhe pse para takimit  lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se sot ndodhet në Kuvend për tu takuar me Grupin Parlamentar, kp mëson se në Kuvendin e Kosovës tashmë po zhvillohet një takim mes të dy krerëve të koalicionit qeverisës.


Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ndryshe, ditën e enjte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, temë e diskutimit ka qenë Gjykata Speciale.