LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 1,871 raste aktive me coronavirus

Në Kosovë 1,871 raste aktive me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se gjendja momentale me pandeminë COVID-19 është nën kontroll, ndërsa sipas tij, nga përvoja e deritanishme mund të marrin vendime më të shpejta varësisht prej situatës që krijohet.


Hoti në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Shëndetësisë tha se institucionet e vendit janë duke e bërë punën e tyre për të menaxhuar situatën.

“Besoj që ligji dhe praktikat që i kemi ndërtuar, përvoja na bënë të mundur të marrim vendime të shpejta, varësisht prej situatës që krijohet. Mendoj se gjendja momentalisht është në kontroll”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij është normale që numri i të të infektuarve me coronavirus në Prishtinë është më i madh pasi këtu janë të koncentruar bizneset dhe institucionet.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri thirrje që të respektohen masat me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori