LAJMI I FUNDIT:

Mbi 222 mijë njerëz deri më tani kanë vdekur shkaku i coronavirusit në SHBA

Mbi 222 mijë njerëz deri më tani kanë vdekur shkaku i coronavirusit në SHBA

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhënat më të fundit rreth gjendjes me pandeminë.

Të paktën 8,354,300 raste të coronavirusit janë regjistruar në SHBA dhe së paku 222,416 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi, sipas rezultateve të Universitetit Johns Hopkins.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18,269 raste të reja dhe 240 vdekje janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.


Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, këshilltari i lartë për vaksina i presidentit, Donald Trump ka pohuar se amerikanët do të vaksinohen në mesin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/