Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas keqpërdorimit të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit të cilat janë transferuar te një operator ekonomik.
PDK thotë se me shqetësim ka marrë lajmin për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, transmeton Telegrafi.
“Situata është edhe më e rëndë kur në këtë fazë tejet të ndjeshme janë bërë shkarkime në tri institucione që luftojnë krimin dhe mbikëqyrin sektorin financiar të shtetit.Para disa ditësh, Kryeministri Hoti në mënyrë arbitrare kishte shkarkuar drejtorin e Policisë, drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e Doganës. Nuk vonoi shumë ku edhe Qeveria Hoti pa ndonjë paralajmërim ka shuar task-forcën për luftimin e krimeve të natyrës që sot po shohim në Thesarin e Shtetit”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim PDK thotë se kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe kryeministri Hoti për këtë krim ekonomik qeveritar.
“Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar.
Po ashtu, PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”, vijon njoftimi.
Ndryshe, në disa media është raportuar se punëtori i Thesarit të Kosovës i cili ka kryer transaksionet është anëtar i PDK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj