Pa opozitë në Parlament e me media që i kontrollon plotësisht, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në dy javët që vijnë, do të krijojë Qeverinë e re, nëpërmjet partisë së tij, SNS. Analistët deklarojnë se ky shtet, praktikisht ka rrëshqitur në diktaturë, pasi ende pa u krijuar institucionet e reja, ai paralajmëron datën e zgjedhjeve të parakohshme.
“Në këtë rast diktatura ndryshe nuk mund të shpjegohet pos me këto paralajmërime, sepse ai sa herë që e fiton procesin zgjedhor, ai paralajmëron një proces të ri zgjedhor në të cilin ai tenton të dalë edhe më i fortë edhe më i madh me numra edhe të vazhdojë sundimin e tij në kuadër të Serbisë”, shprehet Baki Rexhepi, analist nga Presheva.
Në këtë rast, mungesa e opozitës, vlerësohet handikap për Serbinë, por avantazh për Vuçiqin.
“Kemi një opozitë shumë të brishtë në Serbi e cila nuk dëgjohet fare edhe në parlament. Edhe mediat janë totalisht të varura nga partia e Aleksandër Vuçiqit. Pra mendoj se koha nuk është mirë për Kosovën dhe për rajonin sepse modele të tilla nuk iu duhen shteteve të Ballkanit”, thotë Muhamet Hajrullahu, analist politik nga Prishtina.
Analistët e shohin si të pashpresë situatën, për të dalë nga kurthi ku e ka futur Vuçiç. “Është ngulfatur opozita në Serbi dhe nuk ka ndonjë zhvillim demokratik ta quaj ashtu për t’u dhënë shpresë qytetarëve se do të vijë te formimi i një Qeverie e cila do të jetë pro qytetarëve dhe interesave të qytetarëve”, shtoi Rexhepi.
Kjo fuqi politike e presidentit Vuçiq, shihet si problem edhe për Kosovën. “Do të jetë edhe në dialogun Kosovë/Serbi një problem për faktin se në Serbi do ta kemi një Qeveri e cila i ka 60 apo 70% e në Kosovë, Qeveria nuk po ka numra të kalojë as ligje, si ai për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Hajrullahu.
Së paku deri në vitin 2022 kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Serbi, Qeveria e Kosovës do ta ketë përballë Qeverinë e Serbisë, e cila do të kontrollohet plotësisht nga Aleksandër Vuçiç.
Në fund të kësaj jave, partia e Aleksandër Vuçiç pritet të shpalosë edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar, ku të gjitha partitë në Kuvend do të jenë edhe në ekzekutiv. Kështu Serbia bëhet një nga shtetet e pakta që nuk do të ketë opozitë parlamentare./euronews.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Pse nuk fitoi Kamala Harris?
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Veprimet e fundit që Biden do të ndërmarrë përpara se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën