LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës fton për intervistim tre aktivistë të PSD-së

Policia e Kosovës fton për intervistim tre aktivistë të PSD-së

Tre aktivistët e Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati janë ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Lagjen e Muhaxherëve.

PSD ka bërë të ditur se arsyeja e thirrjes së tre aktivistes për intervistim është për shkak të aksionit që kanë zhvilluar kundër Gjykatës Speciale, transmeton Telegrafi.

“Sërish, arsyeja është aksioni që kemi zhvilluar kundër Gjykatës Speciale. Një aktiviteti krejt të rëndomtë i kanë dhënë kualifikim të veprës penale. Kur organizojmë aksione simbolike apo forma tjera të protestës ne ushtrojmë liritë dhe të drejtat tona. Këtë insistim të Policisë nuk mund ta kuptojmë ndryshe veçse si përpjekje për disiplinim”, thuhet në reagim.


PSD ia “vendos” drynin Gjykatës Speciale, thonë se misioni i saj është i pamundur
Lexo po ashtu PSD ia “vendos” drynin Gjykatës Speciale, thonë se misioni i saj është i pamundur

Më tej, PSD thotë se Gjykata Speciale është e padrejtë.

“Gjykata Speciale është e ‘ndjeshme’ ndaj kritikës sepse është arbitrare dhe e padrejtë. Kundërshtimi i kësaj Gjykate është interes publik dhe shërbim për drejtësinë. Tash që ajo po e vazhdon funksionimin pa mandat, ajo është vetë vendi i skandalit”, vijon reagimi.

Ndryshe, PSD ditë më parë ka zhvilluar  një aksion para zyreve të EULEX-it lidhur me misionin e Gjykatës Speciale, që sipas PSD është një mision i pamundur.

PSD kishte pohuar se misioni i Speciales është i pamundur. /Telegrafi/