LAJMI I FUNDIT:

Mëngjese të ftoha dhe mundësi për brymë

Mëngjese të ftoha dhe mundësi për brymë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të vijojë të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

IHK njofton se mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

“Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellë kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore”, thuhet në njoftimin e IHK-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori