LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti dhe kryeauditori Osmani diskutojnë për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike

Kryeministri Hoti dhe kryeauditori Osmani diskutojnë për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot auditorin e përgjithshëm, Besnik Osmani.

Me këtë rast, Hoti dhe Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si dhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, tha Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar të gjeturat e auditorit. /Telegrafi/