LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Besa Famgas fiton thellë në Gjakovë, Zhegra merr pikët në Podujevë

Hendboll: Besa Famgas fiton thellë në Gjakovë, Zhegra merr pikët në Podujevë
(Foto: kosovahandball.info)

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kampioni, Besa Famgas, nuk ka lejuar befasi, duke fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Ekipi pejan fitoi me rezultat 48:19. Pas pjesës së parë epërsia e Besës ishte 13 gola, 24:11. Për Besën ishte fitorja e dytë kurse për Vëllaznimin humbja e parë.


Shumë më tepër rivalitet kishte në Podujevë ku u takuan Llapi dhe Zhegra. Zhegrasit në fund fituan me dy gola epërsi, 37:35. Zhegra, e kthyer në Superligë, kishte një gol epërsi pas pjesës së parë, 18:17.

Zhegra shënoi fitoren e parë kurse Llapi pësoi humbjen e dytë.

Vëllaznimi – Besa Famgas 19:48 (11:24)

Vëllaznimi: Hoxha, Pozhegu, Leka 3, Idrizi, Mamusha 1, Morina 1, Spahija 1, Rama 1, Luzha 6, Fana, Dukaj 6.

Besa Famgas: Prce, Tafilaj 3, Visoka, Jupa 7, Gjuka 5, Ramosaj 1, J. Muqolli 4, Mushkolaj 5, Y. Muqolli 6, Tahirukaj 9, Idrizi 2, Alonso 6, Mallios, Luzha, Mehmeti, Thaqi.

Llapi – Zhegra 35:37 (17:18)

Llapi: Mani, Bugujevci, Havolli 1, Hoxha 13, Hasani 6, Beshiri 4, E. Bogujevci, Berisha 5, J. Mani , Bajrami, A. Mani, Ademi, E. Havolli 3

Zhegra: Haziri, Ibrahimi, Murseli 4, A. Haziri 15, A. Isufi, F. Isufi 8, Haziri, A. Isufi 3, E. Isufi 4, Agushi, Jusufi.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori