LAJMI I FUNDIT:

Një nxënëse në SHBA fitoi 25 mijë dollarë për krijimin e një trajtimi të mundshëm kundër coronavirusit

Një nxënëse në SHBA fitoi 25 mijë dollarë për krijimin e një trajtimi të mundshëm kundër coronavirusit

Një vajzë 14-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpërblyer me 25 mijë dollarë për krijimin e një trajtimi të mundshëm kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Anika Chebrolu nxënëse nga Teksasi, zhvilloi një molekulë që mund të parandalojë funksionimin e një proteine specifike të coronavirusit.


“Është emocionuese, megjithatë unë akoma po përpiqem të punoj”, u shpreh ajo.

“Unë e zhvillova këtë molekulë e cila mund lidhet me një proteinë të caktuar në virusin SARS-CoV-2. Kjo proteinë mund të ndalojë funksionimin e proteinës gjatë bashkëveprimit”, theksoi 14-vjeçarja.

Chebrolu nga qyteti i Friscos është shpërblyer me 25 mijë dollarë pasi fitoi garën “3M Young Scientist Challenge”.

Ajo planifikoi që projekti i saj shkencor të aplikohet kundër gripit të zakonshëm gjatë stinës së dimrit, mirëpo, e “adaptoi” atë kur shpërtheu pandemia në fillim të këtij viti.

Bëhet e ditur se 14-vjeçarja përdori programe të shumta kompjuterike për ta kuptuar se si dhe ku molekula mund të bashkëveprojë me virusin. /Telegrafi/