LAJMI I FUNDIT:

Merkel u bën thirrje gjermanëve për disiplinë gjatë pandemisë

Merkel u bën thirrje gjermanëve për disiplinë gjatë pandemisë

Shifrat e COVID-19 në Gjermani shënojnë rritje. Në video-mesazhin e saj javor kancelarja Angela Merkel thekson, se jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë dhe se këto ditë e javë vendosin si do të jetë ky dimër.

Merkel ka apeluar tek disiplina e qytetarëve gjermane në luftë kundër përhapjes së virusit COVID-19.


“Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem, mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj. E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra, por kjo do të jetë vetëm për një kohë të caktuar, e në fund të fundin njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë edhe për veten e tyre. Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t’ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndrojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës. Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë. Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë”, u shpreh Merkel.

Kancelarja në video-mesazhin e saj javor ka vlerësuar kujdesin e gjermanëve që duke respektuar rregullat bënë që Gjermania të përballojë krahasuar në gjysmën e parë të vitit.

Ajo vlerësoi edhe punën e zyrave të shëndetësisë, por theksoi, se nëse pandemia përhapet kaq shpejt, nuk do mund të identifikohen dot kontaktet.

“Që këtë javë po bëhet e qartë, se kemi arritur në një fazë serioze të pandemisë. Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti. Pas një vere krahasimisht të relaksuar, para nesh qëndrojnë muaj të vështirë. Tani duhet bërë gjithçka që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori