LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, përmes dialogut

Ekspertët: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, përmes dialogut

Për njohësit e çështjeve evropiane këmbëngulja e Sofjes që kontestet dypalëshe të zgjidhen deri më 10 nëntor është i paarsyeshëm, por gjithsesi i takon Shkupit të tregohet i gatshëm për dialog. Sipas tyre ka mënyra të ndryshme se si të kapërcehet situata kritike dhe e paqartë mes dy vendeve.

“Ka pasur situata edhe më të ashpra, si shembulli i Kroacisë dhe Sllovenisë që kanë pasur problem shumë më të madh, me kufirin. Anëtarja e atëhershme, Sllovenia u pajtua të ketë arbitrazh, vendimin e të cilit ta respektojnë dy vendet dhe i filluan negociatat. Kroacia u bë anëtare e BE-së, u gjet zgjidhje. Pra ekzistojnë instrumente, vetëm duhet që diplomacitë të punojnë më shumë, Qeveritë por edhe diplomacia parlamentare”, deklaroi Gjorgji Filipov, Ish ambasador.

“Është veçanërisht e rëndësishme të apelojmë tek partnerët tanë evropianë që këto çështje të zgjidhen me të ashtuquajturën “Multiperspektivë”, përkatësisht të kemi dialog, por qëndrimet e ashpra të njërës apo tjetrës palë të mos mbizotërojnë”, pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.


Ish-ambasadori, Filipov vlerëson se kontestet kanë për qëllim të shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit nga problemet reale.

“Është grim i problemeve, që të bllokohet zhvillimi. Jo vetëm ne, por edhe Bullgaria, ndonëse anëtare e BE-së, ka shumë probleme të brendshme politike, ekonomike apo me korrupsionin që duhet t’i zgjidh. Duket se më lehtë e kanë të trillojnë një problem inekzistent, me të cilën te merren gazetarët dhe bota, derisa vetë të zbatojë agjendë që është jashtë parimeve demokratike të BE-së”, tha Gjorgji Filipov, Ish ambasador.

Kacarska paralajmëron se shtyrja e negociatave shkaku i Bullgarisë, do ta vinte në pikëpyetje politikën e zgjerimit të BE-së.

“Kritikët e Evropës dhe zgjerimit do të kenë argument të fuqishëm nëse negociatat nuk fillojnë dhe do të jetë vështirë për vendin në plan afatgjatë, pavarësisht se çfarëdo që të ndodhë e kemi patjetër ta realizojmë agjendën e brendshme të reformave”, pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Sofja e ka kushtëzuar fillimin e negociatave mes Shkupit e BE-së me arritjen e një kompromisi për gjuhën maqedonase dhe historinë e përbashkët. Ndërsa Brukseli po pret të dyfishohet angazhimi i dy palëve. Pas takimit të Komisionit të ekspertëve, pritet takim mes kryeministrave./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori