LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Të largohet çfarëdo pengese që zvarrit përfundimin e dialogut

Limaj: Të largohet çfarëdo pengese që zvarrit përfundimin e dialogut

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist se dialogu do të rifillojë së shpejti.

Limaj tha se Serbia po mundohet përmes bllokadave të zvarrit këtë proces, i cili sipas tij duhet të përmbyllet me njohje reciproke.


“Duhet të largohet çfarëdo zbrastësie, pengesë që e zhagisinë përfundimin e dialogut dhe e di që zotëri Lajçak bashkë me kabinetin e tij është duke e bërë një punë të madhe. Pres në ditët në vijim të intensifikohet dialogu dhe të përmbyllet me marrëveshjen obligueshme për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Limaj, raporton KP.

Limaj para gazetarëve tha se nuk ka asgjë të keqe të përfshihet Asociacioni me kompetencat që janë caktuar nga Gjykata Kushtetuese në marrëveshjen finale.

“Në marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të përfshihet edhe Asociacioni me të gjeturat apo kompetencat e vendimit të Kushtetueses dhe Kosova ka obligimet që duhet të zbatojë. Këtu nuk shoh asnjë telashe, për mua është e rëndësishme që marrëveshje të jetë për njohje reciproke dhe brenda të jetë asociacioni siç është paraparë nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Ndërkaq, tha se Kosova ka bërë vazhdimisht kompromise për t’u rikthyer në dialogun me Serbinë.

“Kosova ka bërë kompromise për tu kthyer në dialog, kemi pasur kërkesa prej miqve tanë për t’u kthyer në dialog. Ky dialog është për njohje. Në këtë drejtim si Kosovë duhet të fokusohemi me këtë temë të përmbylljes së kësaj marrëveshje”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori