LAJMI I FUNDIT:

BDI: Seancat e kuvendit të mbahen edhe online

BDI: Seancat e kuvendit të mbahen edhe online

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) propozon që seancat e Kuvendit të mbahen edhe online. Kjo parti konsideron që Kuvendi duhet të shqyrtoj mundësinë e ndryshimit të Rregullores së punës në pjesën që i përket saktësimit se çfarë në fakt nënkuptohet me fjalën prani të deputetëve, qoftë ajo prani fizike apo online.

“BDI kërkon arsye të shëndosh edhe nga partitë opozitare që edhe ata të shqyrtojnë këtë propozim me qëllim që të evitohen mundësitë për cënim të shëndetit të deputetëve dhe të administratës si dhe bllokimin e proceseve të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Në rregulloren aktuale të Kuvendit qëndron fjalia “prani”. BDI dëshiron që të specifikohet që prania e deputetëve në Kuvend mund të jetë fizike ose online. Ne nuk duhet të lejojmë që të torturohen deputetët të cilët për momentin janë të prekur nga COVID-19, të mos i sjellim ata me trajtim të veçantë dhe pastaj të rrezikojmë gjithë të tjerët. BDI nuk dëshiron që Kuvendi të vijë në një situatë për të bllokuar procese të rëndësishme”, thonë nga BDI.


Ata kërkojnë që opozita të marrë në konsideratë analizat krahasuese se si është gjendja në rajon por edhe më gjerë në një situatë të tillë me COVID-19, duke kujtuar se Qeveria tashmë ka filluar që seancat e saja t’i mbajë online.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori