LAJMI I FUNDIT:

Interpelanca e Hotit, deputetja e PDK-së adreson kritika ndaj Qeverisë për procesin e dialogut

Interpelanca e Hotit, deputetja e PDK-së adreson kritika ndaj Qeverisë për procesin e dialogut

Ka nisur interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut lidhur me punën e grupeve teknike.

Në arsyetimin e saj, deputetja e PDK-së tha se dy pikat mbi të cilat thirret Qeveria Hoti sa i përket çështjes së dialogut, në njohjen e ndërsjellë dhe normalizimin e marrëdhënieve, janë duke u zbehur si qëndrim final.

“Dy pikat mbi të cilat thirret kjo Qeveri sa i përket çështjes së dialogut në njohjen e ndërsjellë dhe normalizimin e marrëdhënieve janë duke u zbehur si qëndrim final. Nuk kemi njohje edhe pse kishim garanci e zotime nga Qeveria Hoti. Normalizimi nuk është duke ndodhur me sjelljen e Serbisë e përgatitjen e Qeverisë së Kosovës, së pari në qartësimin e çështjeve, transparencës e pastaj edhe në kërkesa. Bisedimet çojnë në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të bisedohet për të shkuar në BE kanë dallim, sepse këtu duhet të ketë dallim edhe në diskurs dhe planet e Qeverisë Hoti”, tha ajo.


Deputetja Ismaili-Ahmeti tha se është e pafalshme se si Qeveria e Kosovës e lejon si temë të dytë çështjen e të pagjeturve.

“Personat e zhdukur janë përgjegjësi kryekëput e institucioneve serbe të cilat institucionalisht kishin dorë në zhdukjen e tyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Është e pafalshme se si kjo Qeveri e lejon si temë të dytë çështjen e të pagjeturve, krahas atyre të zhvendosur kur shteti ynë i ka kryer të gjitha obligimet. Kryeministri Hoti kishte deklaruar se çështja e të pagjeturve është temë kryesore në çfarëdo marrëveshje që arrihet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pyes, cila është strategjia dhe platforma e Qeverisë Hoti në këtë aspekt, a ka aktualisht një të tillë”, tha ajo, raporton kp.

Deputetja e PDK, tha se partia të cilën e përfaqëson e mbështet rrugën e Kosovës drejt Evropës nëpërmjet bisedimeve, duke marrë parasysh gatishmërinë e palës qeveritare për të ndërtuar grup ekspertësh, konsensus të brendshëm dhe platformë konkrete. Ajo tha se asnjërën nga këto nuk po e ndërton kjo Qeveri.

Ajo tha se kërkojnë që në këtë seancë kryeministri Hoti të raportojë për secilën pikë një nga një të çështjeve të diskutuara në Bruksel nga ana e grupeve teknike.

Deputetja ka paraqitur edhe një mocion përmbajtjesor lidhur me këtë çështje.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori