LAJMI I FUNDIT:

Basha: Rama ka vite që s’dëgjon qytetarët, por oligarkët

Basha: Rama ka vite që s’dëgjon qytetarët, por oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një bashkëbisedim me gazetarët, ku theksin e vuri tek situata socio-ekonomike në Shqipëri.

Lideri i opozitës tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka dëgjuar planin e propozuar nga Partia Demokratike për të përballuar krizën ekonomike, të shkaktuar nga Covid-19.

“Në fakt unë e besoj se ai nuk e ka dëgjuar këtë plan, sepse nuk ka ditë, javë, por vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës dhe s’u ka mbetur asnjë alternativë për të ushqyer fëmijët e tyre. Nuk dëgjon sipërmarrjen, nuk dëgjon mjekët. Nuk dëgjon mësuesit, nga të cilët ditë përditë marrim qindra masazhe për gjendjen katastrofike të higjienës në shkolla. Nuk dëgjon shqiptarët që ditë për ditë nga terminali mbushin autobusët. E kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, natyrisht që nuk dëgjon as planin tonë. Edi Rama dëgjon vetëm zërin e oligarkëve të tij që kërkojnë para, dhe nuk kthen asnjë përgjigje për përgjegjësinë e tij politike dhe kriminale. Lekët që ua mbledh me pikatore familjeve në nevojë ua jep me lopatë iceneratorëve vetëm një javë më parë”, tha Basha.


Duke kritikuar qeverinë shqiptare për mosmarrjen e masave të duhura në tejkalimin e situatës së vështirë, kryedemokrati Basha listoi sërish planin me pesë pika të PD-së.

Ai u shpreh se ky plan nuk është plan elektoral, por një ndihmesë për të evituar thellimin e mëtejshëm të krizës socio-ekonomike.

“Ky nuk është plan elektoral, por është një plan për të ndihmuar njerëzit”, tha Basha.

Më tej, Basha u shpreh se milionat që shkojnë për iceneratorët nuk duhen cilësuar vetëm si aferë korruptive që duhet të ndëshkohet nga Kodi Penal, por si një aferë e pastër kriminale. Për kryetarin e PD-së hetimi i aferave korruptive të iceneratorëve është prova më e madhe e drejtësisë së re.

“Kjo nuk është një aferë vetëm korruptive, por është kriminale. Afera e iceneratorëve është pastrimi i parave të pista. Ky është testi më madh i drejtësisë së re”, tha ai. /euronews/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori