LAJMI I FUNDIT:

Belgjika, vendi i dytë më i goditur në Evropë nga coronavirusi – në dy javët e fundit

Belgjika, vendi i dytë më i goditur në Evropë nga coronavirusi – në dy javët e fundit

Belgjika është tani vendi i dytë më i goditur në Evropë për sa i përket infeksioneve të reja të coronavirusit për 100,000 banorë në dy javët e fundit, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Sipas mediave belge, përcjell Telegrafi, azhurnimi i fundit në hartën e ECDC për infeksionet tregon një total prej 16 vendeve në kategorinë më të goditur, që do të thotë se ata kanë pasur më shumë se 120 infeksione të reja për 100,000 banorë në dy javët e fundit.

Kryesuesi i shifrave është Republika Çeke, me 433 raste të reja, me Belgjikën jo shumë larg me 364 nga azhurnimi i fundit.


Ky pozicion i ri është rezultat i një ndryshimi drastik gjatë fundjavës, i cili pa vendin që lëvizte nga vendi i pestë të premten në vendin e dytë sot pasi numrat e infeksioneve tejkaluan Francën, Spanjën dhe Holandën.

Po sipas mediave belge, infeksionet e reja janë rritur në Belgjikë, veçanërisht në Bruksel dhe rajone të Wallonia, me ekspertë që paralajmërojnë se nëse shifrat nuk ndryshojnë, do të duhet të merren veprime të mëtejshme.

Duke reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme, ministri federal i shëndetësisë Frank Vandenbroucke nuk ka pranuar të përjashtojë një bllokim të ri.

“E vetmja gjë që mund të garantoj është se nëse punojmë së bashku dhe të gjithë bëjmë të njëjtat gjëra, ne kemi shansin më të mirë për të arritur atë që duam të arrijmë: të mbajmë shkollat të hapura, të mbajmë bizneset të funksionojnë dhe të lejojmë që spitalet të përballen me rastet”.

Ndërsa për Dr. Erika Vlieghe, një këshilltare në këshillin e sigurimit kombëtar, tendenca nuk është vetëm “dramatike” por edhe “e tmerrshme”.

Siç raportohet, që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 162.200 njerëz janë infektuar me virusin në Belgjikë, e cila ka rreth 11.5 milionë banorë.

Ndërkohë deri të hënën, 10.191 njerëz u raportua të kishin vdekur nga sëmundja.

Gjashtëmbëdhjetë vendet evropiane aktualisht e kalojnë pragun (dhe të shënuar si të kuqe të errët) janë:

Republika Çeke,

Belgjika,

Holanda,

Spanja,

Franca,

Mbretëria e Bashkuar,

Islanda,

Sllovakia,

Luksemburgu,

Rumania,

Malta,

Sllovenia,

Irlanda,

Austria,

Hungaria

Portugalia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori