Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Qeverinë për mos miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, tash e gjashtë herë.
Osmani ka thënë se mos prezenca e kryeministrit Avdullah Hoti në këtë seancë, tregon se kjo Qeveri nuk e ka në interes që ky ligj të miratohet.
“Siç po dëshmohet edhe sot pa ndihmën e disave që nuk e kanë votuar këtë qeveri as ky ligj nuk do të kalojë. Më shumë se pesë herë e kam votuar këtë ligj, pra jo vetëm opozita që e kallxon një mungesë të jashtëzakonshme të bashkëpunimit për një ligj kaq të rëndësishëm, por edhe unë si kryetare në asnjë moment nuk janë konsultuar e as kontaktuar e as nuk më është kërkuar mbështetje për kalimin e këtij ligji. Kjo tregon se sa lodhet kjo Qeveri për këtë kligj, dhe vetë fakti që kryeministri nuk është këtu e tregon që nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik që i është shkarkuar vendit nga pandemia”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se pavarësisht që e ka përkrahur këtë Projektligj, ajo ka marrë epitete të ndryshme.
“Si rrjedhojë e mbështetjes së këtij Projektligji bllanko, kamë marrë epitete të ndryshme si palaço parazit, jo legjitime, e shkretë e gjorë… Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar, nuk është mënyra për të arritur unitet për cilëndo çështje. Jam këtu për treguar se siç e kam votuar edhe pesë herë të tjera do e votoj edhe sot, jo pse e meritoni ju këtë votë… sepse keni treguar arrogancë të paparë”, tha Osmani.
Osmani iu drejtua Qeverisë duke iu thënë se me “këtë logjikë nuk e keni gjatë”.
“Është më rëndësi që këto të thuhen, sepse edhe pasi të votojmë pro do të përballemi sërish me epitete nga më të ndryshmet. Me këtë logjikë nuk e keni gjatë”, tha Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova