LAJMI I FUNDIT:

Trump u thotë mbështetësve se ai është ‘testuar plotësisht negativ’ për coronavirusin

Trump u thotë mbështetësve se ai është ‘testuar plotësisht negativ’ për coronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën në një telefonatë për një grup mbështetësish se ai ishte “testuar plotësisht negativ” për coronavirus.

Një deklaratë e tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pavarësisht se mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley, nuk ka lëshuar asnjë deklaratë të re mbi shëndetin e presidentit.

“Unë jam testuar plotësisht negativ”, tha Trump në një mesazh audio të fushatës së tij, të postuar në YouTube. “Unë do të jem nesër në Florida, duke punuar shumë fort sepse këto janë zgjedhje që duhet t’i fitojmë”.


Pavarësisht pretendimit të Trump se ai ka rezultuar negativ për virusin, Shtëpia e Bardhë nuk ka lëshuar asnjë informacion që kur Conley të shtunën tha se presidenti nuk ishte më në rrezik të transmetimit të coronavirusit.

Megjithatë, Conley nuk tha në mënyrë të qartë nëse Trump kishte dalë negativ në ndonjë test për coroanvirus.

Komentet e presidentit për mbështetësit erdhën vetëm disa orë pasi Trump për Fox News tha se ai ishte “imun” nga virusi.

“Unë jam imun”, tha Trump. “Presidenti është në gjendje shumë të mirë për të luftuar betejat”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Kalo në kategori