Deputetët ia kanë mësyrë Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet për votimin në parim të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, para se të hyjë në seancë, tha për KosovaPrss se sot beson që i kanë 61 vota pro dhe do të kalojë ky Projektligj, sipas të cilës është shumë i rëndësishëm për vendin.
“Seanca është thirrur bazuar në 61 nënshkrime të cilat i ka mbledhë shefi i GP të LDK-së Arben Gashi. Unë po besoj dhe shpresoj që të gjithë deputetët nënshkrues për thirrjen e kësaj seance sot do të jenë prezent. Për disa minuta seanca fillon, 61 deputetë kanë nënshkruar, po shpresojmë dhe besojmë. Tash me garanci nuk mund të flasim sepse dikujt mund t’i ketë ndodhë, por besojmë se do të jenë ata 61 deputetë për ta votuar Projektligjin”, tha Bajrami.
Nëse nuk kalon edhe sot, ministrja Bajrami tha se Qeveria do të vazhdojë me zbatimin e programit qeverisës dhe masave të cilat nuk janë subjekt i Projektligjit.
Ndërsa, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë për ta kundërshtuar Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga VV, Hekuran Murati, tha për KosovaPress se subjekti që përfaqëson nuk do ta votojë as sot Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Ne si grup tashmë i kemi shprehur qëndrimet dhe argumentet tona dhe nuk ka ndonjë ndryshim. Pra, edhe sot është hera e shtatë e shfaqjes së jo seriozitetit të kësaj Qeverie. Ky Projektligj në një formë është votëbesim i qeverisë, nëse një Qeveri nuk i ka së paku 61 vota aq sa kërkohet me Kushtetutë, nuk do të duhej të ekzistonte. Kështu që nuk mundet që opozita ta mbajë Qeverinë në këmbë. Tash pas një muaj do ta kemi edhe Projektligjin e Buxhetit, prandaj nëse nuk i kanë 61 vota si mendojnë ta kalojnë edhe atë Projektligj”, tha Murati.
Megjithatë, deputeti Murati tha se pas kësaj seance është seanca tjetër, Projektligji për heqjen e Homologomit, cili pret që i njëjti të miratohet.
Sot për të shtatën herë pritet të hidhet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në seancën e jashtëzakonshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova