LAJMI I FUNDIT:

Rajonet spanjolle vendosin masa të reja kundër coronavirusit

Rajonet spanjolle vendosin masa të reja kundër coronavirusit

Rajonet spanjolle të Katalonjës dhe Navarres kanë vendosur masa të reja kufizuese kundër coronavirusit për shkak të rritjes së rasteve të reja të infektimeve.

Sekretari për Shëndetësi në Katalonja, Josep Maria Argimon, tha se u ka kërkuar të gjitha kompanive që t’i urdhërojnë punëtorët që të punojnë nga shtëpitë e tyre në 15 ditët e ardhshme.


“Pa vendosjen e këtyre masave, brenda dy-tre javësh, situata këtu do të jetë si në Madrid”, tha ai, duke shtuar se prandaj kanë vendosur këto masa të reja, që përveç masave kufizuese në punë, përfshijnë edhe masa sa i përket tubimeve të njerëzve.

Në kryeqyteti spanjoll, Madrid, autoritetet të premten shpallën gjendje të jashtëzakonshme me qëllim që të frenojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit. Kryeqyteti spanjoll është njëri prej qyteteve të goditura më së keqi nga pandemia në Evropë.

Katalonja ka raportuar 2,360 raste të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton coronavirusi) dhe 13 viktima në 24-orët e fundit, thanë autoritetet të shtunën.

Në rajonin Navarre, që ka një popullsi prej 650,000 banorësh, liderja rajonale, Maria Chivite, njoftoi se ka vendosur masa të reja kufizuese, pasi ditën e fundit janë regjistruar 463 raste të reja me coronavirus – shifra më e lartë e infektimeve në këtë rajon që prej fillimit të pandemisë.

Që prej ditës së martë, në këtë rajon të Spanjës, nuk do të lejohen tubime prej më shumë se gjashtë personave, restorantet dhe baret do të mbyllen në ora 22:00 si dhe ato do të ulin kapacitetin e konsumatorëve që pranojnë në 50 për qind. Ndërkaq, kapaciteti në parqe të fëmijëve do të zvogëlohet për 30 për qind. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Australia
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Botë
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori