LAJMI I FUNDIT:

PDK: Mungesa shumëvjeçare e investimeve në çerdhe dhe shkolla rëndoi jetën e prindërve në Prishtinë

PDK: Mungesa shumëvjeçare e investimeve në çerdhe dhe shkolla rëndoi jetën e prindërve në Prishtinë

Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur sot konferencë për shtyp, ku është folur për mungesën shumëvjecare të investimeve në cerdhe dhe shkolla në Prishtinë nga qeverisjet e deritanishme të kryeqytetit.

Blerand Stavileci nga rradhët e PDK-së tha se arsimi i degraduar në vazhdimësi është shndërruar në brengën kryesore të familjeve tona.

“Si pasojë e mungesës së vizionit dhe mosmenaxhimit e realizimit efikas të buxhetit, arsimi po degradohet dhe është shndërruar në brengën kryesore të familjeve tona. Pasiguri e dilema të shumta nga cilësia e mësimit e deri te siguria fizike e fëmijëve tanë po e përcjellin secilën familje prishtinase.


Stavileci poashtu shtoi se qeveritë e deritanishme të Kryeqytetit pra partia e Vetëvendosjes dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shndërruar në pengesën kryesore të arsimit.

“Qeverisjet lokale të dy partive në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, jo vetëm që nuk po kanë vizion, dije, guxim e energji për t’i çuar proceset përpara dhe për ta përmirësuar arsimin, por ato janë shndërruar në pengesën kryesore të kësaj fushe, duke e degraduar në të gjitha format dhe nivelet, me çka po rrezikohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Tërësisht e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi gjithë këto nevoja për investime e komunës t’i teprojnë nga 20 milionë euro në vit, ndërkaq Qeveria ta shkurtojë për afro 12 milionë euro buxhetin për arsim”, tha ai

Ndërkaq, deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, foli rreth politizimit të institucioneve arsimore në Komunën e Prishtinës, vonesën në organizimin dhe përgatitjen e objekteve shkollore, menaxhimin e dobët dhe mungesën e ndarjes së fondeve për përballje me pandeminë COVID19.

Deputetja, Musliu-Shoshi potencoi se përzgjedhje e drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave po bëhet në kundërshtim me ligjin duke mos u respektuar parimi i meritokracisë duke i nënshtruar të barabartë në konkurse.

“Problem është edhe mospërzgjedhja e drejtorëve dhe zv.drejtorëve me konkurs nëpër shkolla, por vazhdojnë vetëm me emërime që disa vite, dhe kjo është në shpërputhje me ligjin”

Deputetja, Musliu-Shoshi shtoi se qeverisjet e deritanishme lokale nuk kanë bërë asgjë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të vecanta dhe barrën e madhe që kanë këto familje për shkollimin dhe mbështetjen ndaj tyre.

“Kemi drejtorë të cilët nuk i pranojne fare në shkollë dhe kemi një sistem në komunën e Prishtinës që përkundër financimit që merr nga ministria për të siguruar nga një asistent për këta fëmijë në shkollë ata nuk e bëjnë, dhe aq më keq nuk e dijmë se për çka shpenzohen këto fonde. Janë familjet që vazhdojnë të paguajnë asistencën për fëmijët – shtoja këtu edhe shpenzimet tjera që kanë për shëndetin e tyre. Këta fëmijë janë pjesë e çmuar e shoqërise tonë dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet, përkushtim dhe respekt nga komuna dhe shteti”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori