LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjia eliminon Bjellorusinë, mund të jetë kundërshtar i Kosovës në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve

Gjeorgjia eliminon Bjellorusinë, mund të jetë kundërshtar i Kosovës në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve
Foto: UEFA.com

Gjeorgjia e ka mposhtur Bjellorusinë në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Gjeorgjianët kanë fituar takimin e tyre të rëndësishme me rezultat minimal 1-0, për të kaluar në finale të garës më të re të UEFA-s.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Tornike Okriashvili, që shënoi nga penalltia.


Foto: UEFA.com

Gjeorgjia kishte edhe disa shanse të mira edhe në pjesën e parë, mirëpo që Bjellorusia ishte e kujdesshme.

Në 45 minutat e dytë, mysafirët rrezikuan portën e vendasve, por që mbrojtja ishte e ngjeshur.

Foto: UEFA.com

Dmitriy Podstrelov i Bjellorusisë kishte shansin ideal që t’i barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 65-të, mirëpo goditja e tij përfundoi lartë mbi portë.

Gjeorgjia arriti të mbante portën e pa prekur, për t’ia arritur qëllimit që të kalojë në finale të play-offit të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se Gjeorgjia do të pret fituesin e takimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që luhet në ora 20:45, për t’u takuar në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Kalo në kategori