LAJMI I FUNDIT:

Krivokapiq mandatohet për krijimin e qeverisë së re malazeze, Abazoviq: Gjukanoviqi po e pranon realitetin e ri në Mal të Zi

Krivokapiq mandatohet për krijimin e qeverisë së re malazeze, Abazoviq: Gjukanoviqi po e pranon realitetin e ri në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka mandatuar për kryeministër bartësin e listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq.

Zdravko Krivokapiq është mandatuar për krijimin e qeverisë së re, i cili do të përgatisë programin dhe do të propozojë përbërjen e re brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta e Malit të Zi, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit, raporton rtcg.me.

Ndërkohë, udhëheqësi i grupit parlamentar – URA, Dritan Abazoviq, tha se sot është dëshmuar se shoqëria malazeze është më e pjekur nga sa mendonim., transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se presidenti i Malit të Zi e ka pranuar realitetin, i cili është shumë i rëndësishëm dhe se ne do të fillojmë me bashkëjetesën”, tha Abazoviq.

Ai gjithashtu tha se qytetarët duhet të jenë të relaksuar dhe se pjesa më e vështirë e punës është që kryeministri i caktuar të propozojë përbërjen e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë mendoj se qeveria e re do të jetë evropiane, civile dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, përfundoi Abazoviq.

Ndryshe, Zdravko Krivokapiq ka pranuar nominimin duke thënë se deri më 8 nëntor, Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Paralajmërim për fansat në Gjermani - çfarë nuk duhet të kenë në vetura gjatë festimeve

Paralajmërim për fansat në Gjermani - çfarë nuk duhet të kenë në vetura gjatë festimeve

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Po e ndihmon Rusinë, G7 kërcënon seriozisht Kinën: Ndalu ose do të ketë pasoja

Po e ndihmon Rusinë, G7 kërcënon seriozisht Kinën: Ndalu ose do të ketë pasoja

Evropa
Kalo në kategori