Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli ka thënë se kanë ndarë 9 miliardë euro grante për Kosovën dhe rajonin, shumë kjo që pritet të arrijë në 20 miliardë.
Këtë deklaratë Varheyli e bëri gjatë konferencës për medie pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku shtoi se presin që ky plan ta rris ekonominë e Ballkanit për 3 për qind deri në 5 për qind.
Ai shtoi se me planin ekonomik të investimeve janë angazhuar nga dita e parë për ndryshimin e realitetit ekonomik për bizneset dhe qytetarët.
“Dhe e treta që është para jush që është plani ekonomik dhe i investimeve, ne i kemi angazhuar nga dita e parë për të ndihmuar në ndryshimin e realiteteve në këtë vend dhe rajon. E kam fjalën në realitetin ekonomik për qytetarët, bizneset, mundësitë ekonomike dhe sociologjike. Mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës për rajonin, mund të ndryshoj thelbësisht rajonin brenda katër apo pesë vitesh”, tha Varheyli.
Ai njoftoi se në bashkëpunim me institucionet financiare do t’i vijnë në ndihmë Kosovës e Ballkanit në përgjithësi për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Ne po ndajmë 9 miliardë euro në grande dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare financiare do të krijojmë 20 miliardë shtesa në rajone. Ne presim që ky plan do të rris ekonominë për 3 për qind deri në 5 për qind, dhe ky është një kontribut i madh, një kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së COVID-19, ne po krijojmë prioritete kemi punuar me kryeministrin dhe krerët e rajonit”, tha ai.
“Sot shënohet një ditë ku mendoj se kam sjell lajme të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Kemi filluar të punojmë me ju me procesin që të rikthejmë kredibilitetin si për Ballkanin Perëndimor por edhe për shtetet anëtare. Kemi tejkaluar vështirësi tjetër të madhe për të arritur marrëveshjen për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi arritur rezultate në këtë si një pjesë e madhe e strategjisë sonë”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite