LAJMI I FUNDIT:

Quni: Vjosën e respektoj, por nuk largohem nga LDK-ja për asnjë iniciativë tjetër të saj

Quni: Vjosën e respektoj, por nuk largohem nga LDK-ja për asnjë iniciativë tjetër të saj

Ministri i Mbrojtës Anton Quni, ka treguar për raportet e tij me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Quni thotë se raportet e tyre janë tepër miqësore dhe në nivel, por nuk do të pranonte asnjë ofertë për karrierë politike jashtë LDK-së.

“Raportet e mia miqësore janë shumë në nivel me zonjën Vjosa Osmani”, është shprehur Quni.


Tutje, ai tregoi historikun e tij me Osmanin.

“Me Osmanin njihemi që në kohën kur punonim bashkë në kabinetin e Sejdiut. Që atëherë kam ndërtuar një respekt për zonjën Osmani”, ka thënë Quni në T7.

Megjithatë ai ka thënë se pavarësisht respektit për Osmanin, nuk do ta lë LDK-në për asnjë iniciativë tjetër të kryekuvendares.

“Kjo nuk do të thotë që respekti im shkon aq larg, sa që unë të shkojë pas saj, nëse ajo mendon të krijojë ndonjë iniciativë jashtë LDK-së”, ka thënë Quni.

Ai saktësoi pozitën e tij politike edhe për të ardhmen e karrierës së tij.

“Karriera ime politike fillon dhe mbaron në LDK”, thotë Quni.

“Edhe po të mbetem jashtë skenës politike, unë nuk do të pranojë çfarëdo oferte jashtë LDK-së”, shtoi Quni.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Kalo në kategori