LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi mund të mbijetojë deri në nëntë orë në lëkurën e një njeriu

Coronavirusi mund të mbijetojë deri në nëntë orë në lëkurën e një njeriu

Ky është përfundimi që kanë dalë një ekip studiuesish nga Kyoto në Japoni, pas një eksperimenti laboratorik

Ata zbuluan se virusi mbijeton për nëntë orë, katër herë më shumë sesa mund të jetojë virusi i gripit A.

Stabiliteti i SARSCoV-2 në lëkurën e njeriut mbetet i panjohur, duke marrë parasysh rreziqet e ekspozimit viral ndaj njerëzve, shkruan autorët.


Për studimin ekipi mori lëkurën e njeriut nga mostrat e autopsisë mjeko-ligjore 24 orë më parë.

Studiuesit thonë se kjo është bërë për të shmangur infektimin e vullnetarëve të shëndetshëm. Qelizat e lëkurës ishin të përziera me mostrat e coronavirusit dhe me virusin e gripit A, i cili gjithashtu përhapet përmes pikave dhe kontaktit njerëzor.

Rezultatet treguan se virusi i gripit jetoi për afërsisht 1.8 orë në lëkurë.

Koha e mbijetesës së coronavirusit në lëkurën e njeriut ishte rreth nëntë orë, dukshëm më e gjatë se lloji i gripit. Kur përzihej me mukus nga mostrat e traktit të sipërm respirator, coronavirusi jetoi për rreth 11 orë në krahasim me 1.69 orë për virusin e gripit.

Të dy viruset u inaktivuan plotësisht brenda 15 sekondave me mjet pastrues dore që përmbante 80 përqind alkool.

Aktualisht, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë përdorimin e fërkimeve të duarve me bazë alkooli me 60 për qind deri në 95 për qind alkool ose larjen e plotë të duarve me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

Burimet: Clinical Infectious Diseases, Live Science

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori