LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Po shpresoj se nesër do të kemi edhe vota jashtë koalicionit për ta kaluar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Limaj: Po shpresoj se nesër do të kemi edhe vota jashtë koalicionit për ta kaluar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar edhe arsyet pse vet ka munguar në një seancë kur është votuar Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në tema nacionale subjektet politike duhet të jenë bashkë.


“Po shpresoj se nga të dy anët do të gjejmë zgjidhje për të kaluar këtë krizë ekonomike. Kosova do të ndihmohet nëse kalohet kjo pako e rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Limaj është shprehur optimist se nesër do të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Po shpresoj se do të kemi vota edhe përtej koalicionit qeverisës. Do të duhej të kishim”.

I pari i Nismës thotë se për arsye shëndetësore ai vet ka munguar në njërën nga seancat ku është votuar për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Limaj flet për largimin e ministrit të Nismës nga mbledhja e Qeverisë: Dukuri normale
Lexo po ashtu Limaj flet për largimin e ministrit të Nismës nga mbledhja e Qeverisë: Dukuri normale

“Në një seancë kam munguar unë, në një seancë tjetër ka munguar dikush tjetër. Do të duhet të gjithë të jenë në krye të përgjegjësisë sepse është kërkesë e ekonomisë dhe interes i secilit qytetar”, deklaroi Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori