LAJMI I FUNDIT:

Limaj flet për largimin e ministrit të Nismës nga mbledhja e Qeverisë: Dukuri normale

Limaj flet për largimin e ministrit të Nismës nga mbledhja e Qeverisë: Dukuri normale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për raportet që ka kjo parti me qeverinë.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në përgjithësi koalicioni është duke funksionuar mirë, pavarësisht disa problemeve.


“Koalicioni ka kryer disa punë të rëndësishme për vendin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Nismës ka komentuar edhe zhvillet e sotme në mbledhjen e qeverisë ku një ministër nga NISMA ka lëshuar mbledhjen e kabinetit qeveritarë.

“Kjo që e patë sot, ndodh çdo ditë nëpër qeveritë e Kosovës. Është gjë normale. Ministrat kanë edhe punë tjera dhe paraprakisht marrin leje nga kryeministri dhe lëshojnë mbledhjen e qeverisë. Ka pasur raste kur qeveria nuk ka mundur të miratojë pika pasi që kanë munguar ministrat për shkaqe të agjendës”.

Limaj thotë se NISMA Socialdemokrate brenda qeverisë i shtynë disa tema të veçanta në qeveri.

Përplasje mes LDK-së dhe Nismës, ministri Veseli e lëshon mbledhjen e Qeverisë
Lexo po ashtu Përplasje mes LDK-së dhe Nismës, ministri Veseli e lëshon mbledhjen e Qeverisë

“Edhe atë që kërkoi sot ministri nga NISMA tregon se ai po e kryen punën e vet. Kryeministri ka nevojë për ministra të tillë…Tema të tilla duhet të vendosen ne mbledhje të qeverisë dhe të miratohen pasi janë të domosdoshme”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori