LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Duhet të ekzistojë një lidhje e vazhdueshme ndërmjet deputetëve dhe qytetarëve

Osmani: Duhet të ekzistojë një lidhje e vazhdueshme ndërmjet deputetëve dhe qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një diskutim me Forumin për Lidership dhe Diplomaci, i përbërë nga gra e vajza, i cili synon avancimin e tyre të mëtutjeshëm në vendimmarrje.

Në njoftim thuhet se “Ajo i ka përgëzuar vajzat dhe gratë, teksa ka thënë se prezenca e tyre në Kuvendin e Kosovës është mundësi e mirë për të parë nga afër mënyrën se si funksionin ky institucion. Sipas zonjës Osmani duhet të ekzistojë një lidhje e vazhdueshme ndërmjet deputetëve dhe qytetarëve, përgjatë gjithë mandatit, porse nuk duhet lejuar të ketë ndërprerje të këtij komunikimi siç ndodh shpeshherë”.

Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të secilit për barazinë gjinore, duke shtuar se shoqëria kosovare ndodhet në fillim të këtij procesi.


“Vështirësitë përgjatë këtij procesi nuk duhet nënkuptojnë dorëzim, por mobilizim për ta dërguar kauzën përpara”, ka inkurajuar kryetarja Osmani gratë dhe vajzat.

Pjesëmarrëset kanë falënderuar zonjën Osmani për ngritjen e zërit kundër dhunës në familje dhe miratimin e Konventës së Stambollit, e cila e kompleton edhe më shumë infrastrukturën ligjore në funksion të mbrojtjes së të drejtave të grave e vajzave.

“Kryetarja e Kuvendit është falënderuar nga gratë e vajzat pjesëmarrëse, duke u konsideruar grua model për arritje në politikë dhe për menaxhim të suksesshëm të njërit nga institucionet më të rëndësishme shtetërore”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Kalo në kategori