LAJMI I FUNDIT:

Labi: Ka pasur zëra se unë kam rënë ose muzika ‘live’ ka rënë, por këto janë manipulime të klaneve të këngëtarëve

Labi: Ka pasur zëra se unë kam rënë ose muzika ‘live’ ka rënë, por këto janë manipulime të klaneve të këngëtarëve
Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë një reagim së fundmi në rrjetet sociale, lidhur me disa zëra që ka dëgjuar rreth koncerteve të tij.

Sipas atyre që ka dëgjuar, Labi thotë se po dëgjon të flitet që ka rënie të koncerteve.

Mirëpo në një shkrim të gjatë, shoqëruar me një video të një nga mbrëmjet muzikore të tij, ai e ka demantuar tërësisht këtë lajm.


Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Këngëtari dhe ish-deputeti Tahiri ka shkruar se situata pandemike ndaloi së mbajtur mbrëmjet jo vetëm për të, por për të gjithë estradën.

Megjithatë, ai premton së nëse në vitin 2021 rikthehen mbrëmjet muzikore, do të jetë patjetër vit i rikthimit të sukseseve të tij.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Kështu do të jet sërish skenai me dhe publiku im, i cili më ka mbajtur në skenë! Ka pasur zëra se Labi ka ra, ose muzika LIVE, ama Labi bjen vetem kur do Zoti dhe publiku dhe atehere mund të biej muzika LIVE! Zoti nuk dëgjon individ të prishtë se cfare deshira te kqia kanë, nuk dëgjon as KLANET E KËNGËTARËVE TË CILËT I KANË SHKATRRUAR SHUMË SHUMË KENGTARË, TENTUAN EDHE MUA, ama duhet me pas…kaqik për diqka të tillë ndaj meje.
NËSE MBREMJET HAPËN 2021 do të jet vit i sërish sukseseve të mia! PUNONI JU KLANE SIQ UA KENI BERË PRONARËVE NESE DO TË VIJ UNË MOS E MERR: 2TTON, ose BURAKUN, FIFIN, ATE APO KETE APO MUA SI LAB! E pata vetëm si njoftim! të gjithë do punojnë.
Labi-FKSH
NGONI THIRJET SIKURSE AZEM VLLASIN KUR E THIRRSHIN POPULLI DIKURË!”. /Telegrafi/

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kanye West tregon se humbi 2 miliardë dollarë në një ditë, shoku i tij paguan ushqimin

Kanye West tregon se humbi 2 miliardë dollarë në një ditë, shoku i tij paguan ushqimin

Magazina
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori