Në Cineplexx, dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.
Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,90€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 7 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 23:00.
Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:
1) Tenet
I armatosur me vetëm një fjalë, Tenet, dhe duke luftuar për mbijetesën e të gjithë botës, një Protagonist udhëton nëpër një botë muzgu të spiunazhit ndërkombëtar në një mision që do të shpaloset në diçka përtej kohës reale.
Filmi me regji nga mjeshtri i kinemasë Christopher Nolan, i cili ngelet një nga filmbërësit modern më të njohur në botën e kinemasë. Filmat e tij kanë arkëtuar miliarda në arkat filmike, ndërsa filmi i tij I fundit Tenet, po shënon sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh situatën pandemike në botë.
2) The New Mutants
Filmi flet për pesë mutantë të rinjë, të cilët i zbulojnë aftësitë e tyre gjatë mbajtjes mbyllur në një ndërtesë sekrete, luftojnë për tu arratisur nga mëkatet e kaluara dhe për të shpëtuar vetveten. Filmi i takon zhanrit aksion-horror, dhe vjen me regji nga Josh Boone.
3) The War with Grandpa
I mërzitur që i duhet të ndajë dhomën që do me gjyshin e tij, Peter vendos të shpallë luftë në një përpjekje për ta marrë atë përsëri.
Filmi vjen me regji nga Tim Hill, ndërsa në role vijnë emra të njohur nga bota e filmit, si Robert De Niro, Uma Thurman, Christopher Walken, etj.
Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë si Sonic the Hedgehog si dhe filmi i animuar Onward, ndërsa fansat e filmave horror mund të argëtohen me filmin The Invisible Man, i cili mbetet një nga filmat më të mire të zhanrit horror të lansuar këtë vit.
Kinemaja sot nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'